Aktualitet Rama: Kemi siguruar dhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca

Rama: Kemi siguruar dhe 50 mijë vaksina të tjera AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar dhe 50 mijë doza të tjera vaksinash nga AstraZeneca.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë bën me dije se marrëveshja është arritur sot.

“LAJM I MIRË. Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme“, shkruan Rama.

50 mijë vaksinat që pritet të vijnë nga AstraZeneca shtojnë sasinë e dozave që ka siguruar Shqipëria.

Deri tani vendi ynë ka marrë vaksina nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.