Politika Rama: Këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo...

Rama: Këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter ka reaguar lidhur me akuzat e opozitës përsa i përket situatës së përmbytjeve në vend.

Rama ka shkruar se si ka mundësi që sa “gdhihen vetëm bërtasin vjedhje, vjedhje?”. Duke mos iu referuar një emri konkret, kryeministri ka thënë se “më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje”.

“Si është e mundur që sa gdhihen e deri kur ngrysen bërtasin veç “Vjedhje! Vjedhje! Vjedhje”?! Sepse më shumë se kushdo është hajduti që bërtet kapeni hajdutin dhe këta kanë vjedhur aq shumë sa veç vjedhje shohin pas çdo gjëje”, shkruan Rama në TWitter.

Reagimi erdhi pasi, kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte në zonat e përmbytura në Shkodër ku denoncoi kryeministrin Rama se sipas kryedemokratit donte të “vidhte me importin e energjinë 10 milionë euro në katër ditë”.