Aktualitet Rama: Kjo është Lufta e Tretë Botërore, nëse hapim kufijtë, kthehemi në...

Rama: Kjo është Lufta e Tretë Botërore, nëse hapim kufijtë, kthehemi në një “Bergamo”

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar pandeminë COVID-19 si Luftën e Tretë Botërore.

“Nëse hapim kufijtë, kthehemi në një “Bergamo”, një dramë e vërtetë njerëzorë. Në këtë situatë nuk mund ti hapim kufijtë”, tha Rama, që sakaq shtoi se “Covid-19 Rama është armiku që izoloi edhe superfuqitë më të mëdha botërore”.

“Unë nuk di se kush mund të quhet Lufta e Tretë Botërore, veç kësaj situatë që po kalojmë. Jemi në një luftë për ekzistencë dhe kjo luftë ka ardhur për të krijuar halle. As NATO nuk po i bën dot ballë. Nuk di se çfarë duhet të ndodhë tjetër që të quhet Lufta e Tretë Botërore kjo pandemi”.

Rama premtoi se studentëve nuk do t’iu hiqet asnjë qindarkë nga bursa që marrin.

Ai kërkoi gjithashtu që qytetarët të denoncojnë edhe ata sipërmarrës që i paguajnë në të zezë.

“Kush punon në të zezë duhet të denoncojë pronarin dhe ne do të marrim menjëherë masa. Në këtë rast garantojmë edhe pagesën ndaj punëtorit që është në të zezë”.

Rama theksoi më tej se pa këtë vullnet të qytetareve dhe pa marrjen e shpejtë të masave që në fillim të pandemisë, sot mund të kishim pasur mijëra viktima në Shqipëri dhe jo vetëm 17.

“99.99% e qytetarëve kanë bërë një rezistencë të mrekullueshme në këtë luftë me një armik të rrezikshëm dhe të padukshëm. Ilaçi më i mirë sot, kundër këtij armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm është rezistenca popullore. Nëse ky armik nuk do të na vrasë, ai do të forcojë edhe më shumë. Pa masat e marra do të ishim futur në një tunel nga ku mund të mos dilnim pa mijëra të vdekur”, tha Rama.

Kryeministri Rama shtoi se misioni i qeverisë në këtë gjendje është të mbrojë popullin me çdo kusht, përtej kostove ekonomike.

“Disa nga vendimet tona nuk kuptohen, disa nuk duan ti kuptojnë. Mirëpo ne jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo kusht popullin pavarësisht pakënaqësive dhe sulmeve historike, nga partia e Sudes. Ju kujtojmë që paketa ekonomike e ndihmës që kemi kaluar është 2.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Rama.