Kryesore Rama mbërrin në pallatin e sportit në Greqi, pritet me ovacione

Rama mbërrin në pallatin e sportit në Greqi, pritet me ovacione

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin e sportit të lojërave me dorë “Galatsi” në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptar në shtetin Helen.

Kreu i qeverisë është pritur me duartrokitje dhe brohorima, teksa nuk kanë nguruar edhe thirrjet “Edi, Edi”. Takimi nisi me himbin kombëtar dhe të BE-së.

Të pranishëm janë rreth 6 mijë shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi, teksa nuk mungon dhe performanca e artistëve shqiptarë Noizy dhe Era Rusi.

Kështu me këtë takim nis turi i kryeministri Edi Rama me diasporën shqiptare. Ky takim nga Greqia është konsideruar si provokim, për shkak se mbahet në 12 maj, në 1-vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit. Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët atje.