Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e quajti Edi Ramën armik të interesit publik dhe kombëtar. Në fjalën e tij para protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Meta tha: “Struci i rilindjes është fshehur si frikacak i pashoq. Rama-McGonigal, afera që ka tronditur dy anët e Atlantikut. Rama do të japë llogari për shkeljet dhe bllokimin e nismave të opozitës. Me Edi Ramën kryeministër, vendi vetëm zhytet në korrupsion”.
“Edi Rama në 10 vite e përdori pushtetin vetëm për të kapur shtetin për interesat e tij mafioze dhe te Rilindjes dhe është i gatshëm të kënaqë këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë edhe disa dite në pushtet. Afera korruptive qe ka tronditur mbare boten, në të dy anët e Atlantikut, Rama-McGonigal, është afera qe ka derdhur kupën e zemërimit mbarëpopullor”.
Meta tha se kryeministri nuk i shpëton dot llogaridhënies. “edhe pse ka braktisur kuvendin prej tre javësh”. “Edi Rama do japë llogari deri në një për të gjitha shkeljet e Kushtetutës që ka bërë. Ai do të japë llogari për shkatërrimin e Parlamentit, do të japë llogari edhe për bllokimin e paligjshëm e të qëllimshëm të të gjithë iniciativave dhe projektligjeve të opozitës. Edhe për projektligjet që kemi paraqitur prej kaq shume kohësh në Kuvend, që nga ulja e çmimit të naftës, indeksimi i pagave çdo vit, liberalizimit të prodhimit të energjisë voltaike, sepse këto projektligje u shërbejnë qytetarëve dhe mirëqenies tyre, ndërsa Rama kërkon t’i varfërojë dhe dëbojë ata dhe ndërkohe të shtojë korrupsionin e tij”.