Aktualitet “Yje, gati për burg brother” te “tigri”, protesta në foto, nuk mungojnë...

“Yje, gati për burg brother” te “tigri”, protesta në foto, nuk mungojnë batutat

Opozita po zhvillon sot një protestë para Kryeministrisë, ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit e shumtë janë mbledhur para bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku edhe është ngritur stenda nga ku flasin përfaqësues të opozitës. Kryefjala e protestës është largimi i Kryeministrit Rama, i cili së fundmi është akuzuar për lidhjet e tij me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.

Ndërkohë nuk kanë munguar batutat në pankarta

Yje, gati për burg brother”… Protesta në foto, nuk mungojnë batutat

Në një prej pankartave pikante ishte nga Big Brother, ku shkruhej: “Yje, gati për burg brother”…

Një tjetër me ironi “Tigri, tigri por pastruesja bën kërdinë”, duke iu referuar rastit të vjedhjes në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi të një shumë prej mijëra eurosh nga pastruesja Rozeta Dobi.

Një qytetar tjetër zgjodhi protestën e opozitës si një formë për të treguar shqetësimin e tij në lidhje me nipin që ka të shtruar në gjendje kome në QSUT.