Athina zyrtare ndryshon qasjen e saj për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë.
Kryeministri Kiriakos Micotaqis më herët ishte shprehur se do të bllokojë negociatat në samitin e tetorit, pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Nju Jork ka deklaruar se vendi i tij është në favor të perspektivës së pranimit të Shqipërisë në BE.
Ne takimin e pare mes Rames dhe Micotaqis u diskutua për vendimin e Këshillit Evropian të 18 tetorit.
Sipas burimeve qeveritare greke ne fokus ishin hapat që duhen ndërmarrë për të përmbushur kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe ato që lidhen me të drejtat e minoritetit.
Micotaqis i kushtoi një rëndësi të veçantë çështjes së vetëdeklarimit dhe sigurimit të të drejtave pronësore të pakicës greke në Shqipëri.
Sipas të njëjta burimeve, kryeministri shqiptar shprehu gatishmërinë për të punuar me autoritetet e vendit fqinj për çështjet me interes të përbashkët.
Por takimi i zhvilluar në New York ishte një takim prezantues mes dy homologëve si dhe për të siguruar PO-në e Greqisë për negociatat.
Dy kryeministrat do të takohen sërish në fund të muajit tetor në Athinë, në kuadër të samitit euro-arab
Në takimin e parë Rama–Micotaqis të zhvilluar në New York, kryeministri grek shprehu interesimin e tij për gjendjen pas tërmetit në Shqipëri dhe ofroi ndihmën e Athinës zyrtare nëse do të nevojitet në të ardhmen.