Kryeministri Rama duke folur në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara u ndal specifikisht në një kërkesë.
Të gjitha vendet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Rama u drejtua me fjalët: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Më tej ai vazhdoi se është e rëndësishme që Kosova të jepet mundësia që të bëhet pjese e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare ku çdo vend sovran i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.
Rama tha se është padrejtësi që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin pa viza. Është e padrejtë që 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq shumë të jenë të izoluar. E dashur BE, ndaloje këtë, tha Rama.