Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale ka prezantuar në Tropojë kandidatin e PS, Rexh Byberi.
Gjatë fjalës së tij, Rama komentoi dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili gjatë kopnferencës së tha se gjyqtarët e Kolegjit të Apelit u shantazhuan edhe se kjo dukej nga fotoja e tyre kur lexuan vendimin që ligjëroi zgjedhjet e 30 qershorit dhe rrëzoi dekretin e Metës për anulimin e tyre.
Në lidhje me këtë deklaratë, kryeministri tha se Meta ia ka kaluar dhe Nard Ndokën, kreun e PDK-së që njihet për batutat e tij.
“llir Meta ka zënë vendin e Nard Ndokës, me fjalinë, shantazhin ndaj gjykatësve, e pashë në fotografi. Nard Ndoka këtë nivel nuk e kishte kapur. Ilir Meta ka marrë përsipër molotovët institucionalë, ka marrë përsipër të gjuajë me molotov dekretesh zgjedhjesh, me molotov fjalësh nga zyra e parlamentit, gjykatave, Amerikës, Europës…Unë nuk kam anuluar zgjedhjet në Amerikë që të pyesim Amerikën, sa të kem Lulin dhe Monikën nuk pyes për Italinë dhe Amerikën. Haxhi Qamili kur mori kot atëherë i çuan fjalë i thanë sikur po e tepron kujdes se po preken interesat e Francës, sa të kem Kavajën me vete nuk pyes për Francë dhe Angli unë. Ç’a ti bësh, është ky vend që e rrotullon dhe e rrotullon dhe prapë tak, e nxjerr ndonjë Haxhi Qamil”, tha Rama