Kryeministri Rama doli vetë në një video-mesazh për të lajmëruar masat e reja ndaj koronavirusit ku përshihet mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në të gjithë vendin deri nw 3 prill dhe po ashtu edhe mbyllja e kufirit me Greqinë.
“Vendosëm të ndërpresim lëvizjet me Greqinë fqinje. Për momentin autovetura do të vijojnë normalisht ndërsa transporti i mallrave s’do të ketë asnjëherë ndërprerje. U informuam sot se Maqedonia e ka ndaluar hyrje- daljen me Bllatën. Turqia deklaroi mbylljen e portës për fluturime nga Evropa. Ky është një tjetër shembull se pse ne bëmë në kohën e duhur gjënë e duhur. Turqia nuk e mbylli portën para se të shfaqej koronavirusi. Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e diel do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda ,por edhe nacionale Fier-Vlorë, Vlorë-Lushnje, Shkodër-Lezhë. Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobusët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës. Autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat”.
Rama thotë se nuk kishte më asnjë rrugë tjetër veçse ndërmarrjes së këtyre masave ekstreme, madje ai nuk nguron të thotë se nuk kemi parë ende asgjë akoma pasi rritja e përhapjes do të vijojë.
“Të stërvitemi për një luftë që nuk do jetë e shkurtër me zakonet e jetës së përditshme. S’kemi parë gjë akoma. Kini parasysh se dy javët e ardhshme do na tregojnë shkallën e agresivitetit. Rritja e numrave do vijojë, nuk kemi përgjigje sa lart do shkojë kurba. Ç’ka po i bëjmë është e vetmja rrugë. Ndjesë nëse atyre që kanë qenë të vëmendshëm do i tingëllojë si përsëritje informacioni por të tjerë duhet t’i ngulisin mirë. Shumëkush vijojnë t’i bien 127 dhe kërkon të bëjë testin se ka ardhur nga Italia apo ka takuar dikë që ka ardhur nga Italia. Ky nuk është një kriter për t’u shqetësuar. 80% s’kanë për ta marrë vesh kurrë nëse e kanë marrë apo jo koronën. Sikush të sillet sikur e ka marrë koronën pavarësisht se mund të sillet mirë. Shumëkush shqetësohet se deri kur do vazhdojmë t’i nënshtrohemi masave, sidomos ata me makina. Këtë nuk e dimë, askush në botë nuk e di. Ajo që dimë është që sa më shumë të shtrëngohemi sot kemi bërë punën ndaj këtij armiku. 80% e atyre që kanë simptoma e kalojnë me sukses sfidën. Duke bërë ato që bëjmë kur jemi me grip”.
Rama kërkoi që edhe mediat të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndihmon përhapjen e virusit.
“Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij. Asgjë tjetër s’bëjmë sot dhe s’na falet të bëjmë në këtë të keqe të madhe që na zuri. Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri-tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha.”