Kryeministri Edi Rama, nga studio e emisionit “Top Story” të improvizuar në “Lungomaren” e Vlorës, ka sulmuar hapur LSI-në, duke thënë se të gjithë të punësuarit prej saj në administratë janë të detyruar të marrin teserën e partisë em zor.
Rama tha se atyre u mbahet çdo muaj një kuotë nga rroga që shkon te LSI-ja.
“Këtë LSI-ja e ka kthyer në një ngrehinë inxhinierike. Në strukturat ku drejton LSI-ja bëhen edhe imponime për të marrë teserën. Në një muze hiqet drejtori për arsye, nuk e di, dhe unë marr një mesazh nga një grua, që më thotë:
“Unë nuk kam votuar kurrë për ju, sepse jam demokrate, por do votoj për ju se me heqjen e drejtorit mua më kanë dhënë teserën e LSI- dhe shpresoj të mos më mbajnë kuotë nga rroga”, deklaroi Rama.