Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan se personat që kanë thyer masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit, kanë qenë të paktë deri tani, megjithatë shkelësit janë shoqëruar në polici.
Ata që e thyen rregullin deri tani ishin shumë të pakët! Dhe kjo është një arsye më shumë për t’u ndjerë më të fortë në këtë luftë nervash me një armik që duhen ta “lodhim”, derisa ta mundim”, shkruan Rama, bashkëngjitur një video me drejtuesit e shoqëruar.