Partia Socialiste ka mbledhur këtë të enjte Grupin Parlamentar dhe gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama foli për pjesëmarrjen e tij në Samitin e Berlinit. Kritikat ndaj mediave dhe politikës ishin kryefjala e kryeministrit, Rama, jo vetëm për ato vendase por edhe të Kosovës.
“Nuk kisha parë kurrë më parë dizinfomim dhe keqpërdorim më të madh politik dhe mediatik të një ngjarje politike ndërkombëtarë sesa ajo e marrëzive që e shoqëruan dhe pasuan në pasqyrat e mediave në Tiranë dhe Prishtinë”.
Kreu i qeverisë tha, se nuk ishte në Berlin për çëshjen e negociatave të Shqipërisë dhe as të Maqedonisë së Veriut.
“Ai samit nuk kishte asnjë lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut. Deklarata e aamitit e cila sipas praktikës na u dha si draft për të dhënë opinionet tona nuk kishte asnjë fjalë për temën e zgjerimit të BE. Dhe një pikë e veçantë ishte për dialogun Kosovë- Serbi. Merkel kishte takim me mua dhe Zeav.
Por si dhe herët e tjera më parë, në vigjilje të Gjermanisë unë nuk shkova në takim për tu njohur me vendin e Gjermanisë sepse dihet botërisht që vendimmarrja kalon nga Bundestagu dhe kancelaria nuk e thotë fjalën e parë. Presidenti i Francës foli hapur për faktin se këto forca e keqpërdorin çdo problem. Përfshi edhe problemin e azil kërkimit si një argument për të frikësuar elektoratin. Pa pikë turpi që nga Saliu dhe deri te dajë Titi vrapuan të fajësojnë qeverinë tonë në emër të Francës që përkundër e ka vlerësuar punën e përbashkët për uljen në 40% të numrit të azilkërkuesve vitin e shkuar.
Kreu i qeverisë, tha se e ka e çuar Shqipërinë deri në derën e paradhomës së BE për çeljen e negociatave.
Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, por është e sigurt që e kemi çuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE për çeljen e negociatave. Kancelarja Merkel ashtu si dhe kryetarja e PSD dhe nënkrytari i grupit të saj parlamentar CDU na kanë pritur me shumë respek”.