Aktualitet Kryeministri paralajmëron ndryshime të thella në Kodin Penal

Kryeministri paralajmëron ndryshime të thella në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ka bërë me dije disa ndryshime rrënjësore që do të bëhen në Kodin Penal, ku preken disa fusha.

Pika e parë në paketën e re të ndryshimeve në Kodin Penal, për të cilën insistoi edhe Kryeministri, është siguria ushqimore. Sipas ndryshimeve në projektligjin për sigurinë ushqimore, kushdo që shkel kushtet e shitjes së produkteve ushqimore apo përdorimin e kimikateve do të dënohet me burgim. Në raste të përsëritura të këtyre shkeljeve, dënimi do të jetë 10 vite burgim.

“Duke flluar nga siguria ushqimore, e vërteta është se kemi bërë jo pak progres në drejtim të sigurisë ushqimore. Forcat e së keqes në shoqërinë tonë që guxojnë të kërcënojnë shëndetin e të gjithë atyre që në këtë vend jetojnë dhe konsumojnë ushqim, duhet t’u rezervojmë ndëshkimin më të rëndë të heqjes së lirisë individuale. Importi, prodhimi, ruajtja, shitja apo vendosja në qarkullim e ushqimeve, pijeve, barnave si dhe futja në prodhim e kimikateve, do të dënohet me burg. Sasinë e dënimit për të cilën nuk jam dakord se më duket shumë e vogël, le ta diskutojë komisioni. Por ama kur kjo vepër është kryer në bashkëpunim më shumë se njëherë, burgimi do të jetë deri në 10 vjet. E njëjta gjë edhe për të gjitha prodhimet ushqimore jashtë afatit të përdorimit të tyre. Është një problem i madh. Nuk ja ka borxh asnjë familje kësaj qeverie, kësaj shumice dhe nga ana tjetër nuk ka sjellë asnjë zgjidhje sistemi i punës që është ndërtuar gjithë këto vite duke i gjëmuar nga mbrapa tek për tek”, tha Kryeministri Rama.

Goditjet ndaj zyrtarëve apo nëpunësve të shtetit do të dënohen gjithashtu me burgim.

“Nga ana tjetër, domosdoshmëria për një përgjigje të prerë ligjore mbi dhunën ndaj të zgjedhurve dhe funksionarëve, që nga salla e parlamrntit deri në cdo metër katrorë të Shqipërisë, dhunën ndaj punonjësve të policisë që nga kundërshtimi me forcë deri tek prekja me gishtin e vogël të uniformës blu, dhuna ndaj bluzave të bardha, dhuna në aktivitete sportive do të adresohet pa asnjë ekuivok në paketën e re të ndryshimeve ligjore të Kodit Penal”.

Nevoja për ndryshime në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtës së autorit vjen si pasojë e një reflektimi të domosdoshëm.

Kemi ndaluar me ligj lojërat e fatit. Por ne kemi nevojë të ndërhyjmë për të ndëshkuar me ligj si vepër penale veprimtarinë e lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme, që të ndalojmë reagimin apo disponimin për të zhvilluar në ilegalitet lojëra fati.

Në lidhje me rendin dhe qetësinë publike ka nevojë për qetësi publike se ankesat e qytetarëve janë bërë më shumë se çerekshekullore lidhur me mosrespektimin e legjislacionit për zhurmat, rrëmujërat.

Paketa e re sjell një ashpëtim të dënimeve për mbajtjen e armëve. Armët shpërthyese, lëndët plasëse pa leje të organeve kompetente.

Nuk mundet që ne ta pranojmë si normalitet sportiv bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Nuk e pranon askush, s’ka pse e pranon Shqipëria.

Kemi bërë disa ndryshime për mbrojtjen e mjedisit. Legjislacioni nuk ka përfunduar duke u kornizuar në Kodin Penal. Dhe prandaj paketa e re përcakton veprat penale të kryera nga persona fizikë dhe juridikë me dashje apo nga pakujdesia, dhe për një sërë aspektesh të gjithë kuadrit të jetës dhe të mbrojtjes së mjedisit. Mjedisi nuk mund të mbrohet vetëm nga një legjislacion administrativ, prandaj duhet të plotësohet dhe me veprat penale. Është punuar intensivisht nga grupi i përbërë prej drejtuesve të komisioneve përkatëse, ministrave, ekspertëve, por paketa është e hapur për përmirësime jo për lehtësime.

Neglizhenca në trajtimin mjekësor, e cila kur rrezikon jetën e personit nuk mund të kalojë sikur s’ka ndodhur asgjë. Ndërsa kur shkakton vdekjen e personit nuk mund të mos i përgjigjet domosdoshmërisë për të penalizuar autorët. Ama nga ana tjetër paketa adreson edhe kërkesën për dekriminalizim të mjekimit të pakujdesshëm në raport me pasojat.

Ata që shfrytëzojnë veprat e të tjerëve në mënyrë të paligjshme, duhet të dënohen me burg”.