Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish drejtuesin sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili po udhëheq protestën e pedagogëve.
“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte”, shkruan Rama në Twitter.
Disa orë më parë, kreu i qeverisë, nga Gjirokastra ku po vijon takimet që ngjajnë fort me një fushatë elektorale, theksoi: “Një figurë e thjeshtë e SHIK-ut, e atij SHIK-ut famëkeq, nuk mund të japi orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet, me foltoren për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujin në mullirin e rublave, e çorbës së rublave e të non-gratave dhe të spiunëve të fshehur 30 vjet. Ta harrojnë se do kenë një rritje tjetër”.