Politika Rama tregon mbledhjen e vetme të qeverisë që mban mend

Rama tregon mbledhjen e vetme të qeverisë që mban mend

“A mbani mend mbledhjen e qeverisë, më 17 dhjetor, kur ka kaluar vendimi i këshillit të ministrave për mbështetjen dhe miratimin e financimit paraprak për kontratën koncesionare për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Elbasanit?”

Kjo pyetje e kryetares së Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku, u shoqërua me ironi dhe batuta nga kryeministri Rama në komision.

“Unë nuk refuzoj t’i përgjigjem asnjë pyetje, por ju duhet të më bëni pyetje që lidhen me rolin tim si kryeministër. Mos më ndërhyni se nuk e kam zërin melodiozë. Nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja, por për t’i dhënë përgjigje pyetjeve. Unë mendoj se jo të gjithë qytetarët e kanë të qartë si funksionon mbledhja e qeverisë. Edhe unë nuk dija derisa shkova.

Unë i përgjigjem pyetjeve një për një, por kur ju më pyesni, a e mban mend ti në datën filan mbledhjen? Sikur është ndonjë mbledhje ku është marrë vendimi për të sulmuar ku e di unë se kë. Pse duhet të mbaj mend unë mbledhjen e qeverisë? Unë i qëndroj pikë për pikë atij vendimi qeverie. Nuk e mbaj mend. E vetmja mbledhje qeverie që unë mbaj mend është ajo kur kam vënë fotografinë e Ismail Qemalit”, u shpreh Rama.