Politika Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Rusia po shkel sovranitetin, aleatët të shtojnë...

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri: Rusia po shkel sovranitetin, aleatët të shtojnë sanksionet, nuk duam luftë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov e cilëson qëndrimin e Rusisë manifestim të agresionit. Në një prononcim për emisionin Publikisht në RTSH Shkurov u shpreh se partnerët duhet të përgjigje me sanksione për të penguar atë të shkelë detyrimet kombëtare të Ukrainës.

“Ky vendim i Rusisë është një manifestim i agresionit dhe kërkon një përgjigje nga partnerët tanë me vendosje të sanksioneve të ashpra. Rusia shkel të gjitha detyrimet kombëtare dhe krijon një kërcënim real. Ajo shkel sovranitetin e Ukrainës legalizon prezencën e trupave të saj në Donbass. E gjithë përgjegjësia për këtë vendim mbi lidershipin politik të Rusisë. Presidenti ukrainas ka iniciuar një mbledhje emergjente të samitit dhe kërkon ndërhyrje të misionit të OSBE”, tha ai.

Ai tha Ukraina po përpiqet ta zgjidhë konfliktin në rrugë diplomatike pasi nuk do luftë.

“Presidenti i Ukrainës ka konfirmuar se Ukraina është e angazhuar në rrugën diplomatike dhe nuk i nënshtrohet Rusisë. Të gjithë partnerët  e Ukrainës kanë demonstruar mbështetje dhe i kanë kërkuar Moskës të kthehet në rrugën diplomatike.

Që nga shkurti i vitit 2014 Ukraina po përpiqet të zgjidhë konfliktin në rrugë diplomatike. Me vendimin e djeshëm federata ruse ka shkelur platformat e negociatave me marrëveshjen e Minskut. Ukraina do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje të zgjidhë konfliktin pëmes negociatave. Ne nuk duam luftë”, u shpreh ai.

Megjithatë Shkurov theksoi se janë gati dhe të përgatitur teknikisht nëse Rusia nuk heq dorë.

“Ekziston një rrezik për luftë. Edhe SHBA e quajnë të lartë një rrezik ekzistues. Kjo është diçka që na shqetëson shumë sot. I bëjmë thirrje BE dhe SHBA që të zgjedhin sanksione efektive për të ndaluar agresorin.

Ukraina është e gatshme. Forca e Armatosura janë të përgatitura teknikisht. Shoqëria ukrainase mbështet ushtrinë”, tha ambasadori Shkurov.