Extra Rama tregon pse nuk merr patentë: Nuk jam i zoti ta ngas,...

Rama tregon pse nuk merr patentë: Nuk jam i zoti ta ngas, plus që i kam këmbët e gjata…

Në prezantimin e platformës antikorrupsion, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se ka ende punë në mënyrë që të garantohet qytetari se do të gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve.

Ndër të tjera, Rama ka treguar se nuk ka aplikuar ndonjëherë për patentë sepse sipas tij nuk është i zoti që të ngasë makinën, plus ka thënë se i ka këmbët e gjata.

Edi Rama: Ne kemi ende disa punë për të bërë që ta garantojmë qytetarin që ta gjejë atë që kërkon në të gjithë spektrin e shërbimeve, në telefon ose në kompjuter dhe ne do t’i mbyllim sportelet dhe të gjithë ata që janë mësuar që të rrijnë te sporteli për të kaluar lekë nëpër xhepat e njerëzve, do ta kenë të mbyllur para syve sportelin dhe nuk do të kenë mundësi që të kapin dot asnjë njeri, por do të jenë nëpër zyra duke marrë nga kompjuteri kërkesat. Fjala vjen, Edi Rama ka aplikuar për patentë makine që nuk kam për ta bërë ndonjëherë të them të drejtën sepse nuk jam i zoti që të ngas makinën, plus i kam edhe këmbët e gjata, është shumë e ngatërruar…