Kryesore Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës

Rama tregon pse shkarkoi Zef Mazin dhe i besoi negociatat Majlinda Dhukës

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian dha arsyen pse shkarkoi Zef Mazin si kryenegociator.

Rama nënvizoi se Mazi ka bërë një punë të mirë deri në momentin për hapjen e negociatave. Por, sipas tij ky proces tashmë kërkon një profil shumë teknik, siç është ai i Majlinda Dhukës.

“Vendosja e kryenegocitores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE-së përmes kryenegociatorit si urë. Ambasadori Mazi bëri një punë shumë të lavdërueshme diplomatike, një krah shumë i rëndësishëm për mua dhe ministren deri në momentin që u hapen negociatat.

Natyra teknike e procesit kërkon një profil shumë teknik. Dikush thoshte që e kërkova në google emrin e kryenegociatores dhe nuk e gjeta. Kjo është pikërisht arsyeja pse ka një ndryshim themelor. Ka shumë njerëz në administratën tonë nuk i gjen në google, por pa të cilët administrata jonë nuk funksionon dot”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare”.