Kryeministri Edi Rama ka uruar kancelarin Sebastian Kurz për fitoren e thellë në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Austri.
Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh i lumtur që një mbështetës i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE do të vazhdojë të udhëheqë Austrinë.
“Urime Sebastian Kurz për fitoren e madhe. Shumë i lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i të ardhmes sonë të përbashkët europiane do të udhëheqë shtetin mik të Austrisë në vitet vendimtare që vijnë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.