Aktualitet Rasti i parë me koronavirus në Poliçan, 79-vjeçari dyshohet se u infektua...

Rasti i parë me koronavirus në Poliçan, 79-vjeçari dyshohet se u infektua nga fëmijët

Shënohet rasti i parë me koronavirus në Bashkinë e Poliçanit. 79-vjeçari A.L. pas analizave të bëra rezulton pozitiv.

Menjëherë janë vënë në lëvizje gjithë stafi mjekësor në ambulancën Poliçan dhe sipas burimeve te këtij institucioni i gjithë stafi do të kryejnë analizat pasi kanë patur kontakt me 79-vjeçarin.

Dyshohet që 79-vjeçari e ka marrë këtë virus nga fëmijët e tij që kanë ardhur nga emigrimi në Greqi dhe Itali.

Kryetari i bashkisë ka marrë masa për të izoluar qytetin për gjashtë ditë që të mos rrezikohen qytetarët e tjerë.