Pas një vale reaguese në lidhje me rikthimin në xhami të ish-katedrales së famshme të Shën Sofisë në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e bëri dhe njëherë të qartë se kjo çështje i përket vetëm Turqisë.
“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia-s ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Është çështje jona e brendshme”, tha Erdogan.
Ai më tej deklaroi se për ta kthyer kishën në muze në vitin 1934, ishte “jashtëzakonisht e dhimbshme për kombin tonë”.
Shën Sofia ishte simbol i Bizantit, rënë pas marrjes së Kostandinopojës nga osmanët në vitin 1354, pikërisht më 29 maj.
Sipas Ankarasë, është provuar me dokumenta se katedralja e famshme nuk u përvetësua, por u ble nga sulltan Mehmet Fatiu, që më pas e shndërroi në vakuf, për t’u kthyer më pas në xhami. Pra, sipas autoriteteve turke, katedralja është blerë e kësisoj ka ndërruar pronësi. Si e tillë, sipas tyre, askush s’ka të drejtë të vendos mbi të, veç atyre që janë pronarë të saj.