Extra Trump thotë se golfi është si një stërvitje për të, por kjo...

Trump thotë se golfi është si një stërvitje për të, por kjo video po bën xhiron e botës

Një video ku Presidenti amerikan Donald Trump nxiton për të shkuar në fushën e golfit me makinë, ndërsa ndihmësi i tij qëndron jashtë duke u kapur pas hekurave, u bë virale në internet. Video u publikua nga gazetarja e televizionit amerikan NBC, Kelly O’Donnell.

Edhe pse në makinë ka mjaftueshëm vend për dy persona, ndihmësi shihet të sforcohet për të ruajtur ekuilibrin jashtë mjetit, për të shmangur qëndrimin pranë presidentit, një masë drastike kjo si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Para se të mbërrinte në pistën e golfit në Virxhinia, Trump shkroi në Twitter se ky sport ishte si stërvitje për të.

Që nga dita që u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara, Trump ka zhvilluar 276 ndeshje golfi.

Të dielën, Trump u pa për herë të parë me maskë në publik, teksa vizitoi një spital, edhe pse më parë kishte përqeshur kundërshtarin e tij në zgjedhjet presidenciale Joe Biden, për mbajtjen e maskës në daljet publike.