Kryesore Reagon OSBE: Dhuna s’është përgjigjja për problemet e Shqipërisë

Reagon OSBE: Dhuna s’është përgjigjja për problemet e Shqipërisë

OSBE ka reaguar për protestën e opozitës ditën e sotme te Parlamenti, duke thënë në një deklaratë se dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë.

“Dhuna nuk është përgjigjja për problemet e Shqipërisë. Ne e dënojmë sërish nxitjen politike të dhunës dhe bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe përgjegjësi. Të protestuarit është një akt demokratik, por djegia e gomave, përdorimi i shashkave dhe çarja e kordonëve të policisë për të sulmuar një institucion publik, dhe veçanërisht zemrën e demokracisë, nuk janë të tillë. Po ashtu, e nxisim policinë të reagojë në mënyrë përpjestimore. Ne po e monitorojmë situatën me shqetësim. Përgëzojmë mediat për shërbimin e madh që po i bëjnë demokracisë përmes raportimeve të drejtpërdrejta”, thuhet në deklaratën e OSBE.