Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me situatën e krijuar në Siri, ko forcat rebele kanë marrë kontrollin e shumë qyteteve dhe po i afrohen rrethinave të Damaskut.
Sipas Trump, situata e krijuar është për shkak të rënies së mbështetjes së Rusisë, për Sirinë, teksa bëri thirrje që kjo nuk është një luftë e SHBA dhe ajo nuk do të përfshihet.
“Luftëtarët e opozitës në Siri, në një lëvizje të paprecedentë, kanë pushtuar disa qytete, në një ofensivë shumë të koordinuar dhe tani janë në periferi të Damaskut, padyshim që përgatiten të bëjnë një lëvizje shumë të madhe drejt rrëzimit të Asadit.
Rusia, për shkak se është duke luftuar në Ukrainë dhe me humbjen e mbi 600,000 ushtarëve atje, duket e paaftë të ndalojë këtë marshim të mirëfilltë në Siri, një vend që e kanë mbrojtur prej vitesh.
Këtu ish-presidenti Obama refuzoi të respektonte angazhimin e tij për të mbrojtur “vijën kuqe”, dhe i gjithë ferri shpërtheu, me ndërhyrjen e Rusisë.
Por tani ata, si ndoshta vetë Assad, po detyrohen të largohen, dhe në fakt mund të jetë gjëja më e mirë që mund të ndodhë. Nuk ka pasur kurrë shumë përfitime në Siri për Rusinë, përveçse ta bënte Obamën të dukej vërtet budalla. Sido që të jetë, Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë, dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë të bëjnë me të. Kjo nuk është lufta jona. Mos u përfshini”, shkruan Trump.