Kryesore Regjistrohet dita me më pak viktima nga COVID-19 në Shqipëri në tre...

Regjistrohet dita me më pak viktima nga COVID-19 në Shqipëri në tre muajt e fundit

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 pacientë të infektuar me koronavirus.

Kjo është dita me më pak viktima që prej 20 janarit, ku gjithashtu qe raportuar për 4 humbje jetësh ndër pacientët me COVID-19 shtruar në spitalet publike.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana dhe 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3487 testime që janë kryer në total në të gjitha vendin, kanë rezultuar të infektuar me Covid 659 qytetarë.

148 raste janë shënuar në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.