Ndodhi pikërisht ajo që i frikësohej trajneri Edi Reja. Shqipëria nënvlerëson ndeshjen dhe barazon 2-2 përballë modestëve të Andorrës, në ndeshjen që u luajt në “Elbasan Arena”, e vlefshme për eliminatorët e Euro 2020.
Shqipëria kaloi e para në avantazh në minutën e 6 të takimit me një goditje me kokë nga shkodrani Bekim Balaj. Ky avantazh zgjati vetëm për 11 minuta, pasi miqtë nga Andorra e barazuan rezultatin në të 17-n me Martinez. Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Andorrës është mbyllur në barazim 1-1.
Një mosmarrëveshje në mbrojtje ka bërë që ekipi i Andorrës të kalojë në avantazh përballë Shqipërisë vetëm pak minuta pasi arbitri kishte nisur pjesën e dytë të ndeshjes. Është sërish Martinez.
Shqipëria hidhet e gjitha në sulm pasi nuk mund ta pranojë një rezultat të tillë përballë Andorrës në fushën e saj. Ndërrimet e teknikut Reja shtuan forcat në sulm dhe në minutën e 56 të takimit vjen dhe goli i barazimit me Rey Manaj.
Minutat e mbetura e gjejnë Kombëtaren Shqiptare në gjysmëfushën kundërshtare, por të pafuqishme për të finalizuar. Duhet thënë që në këtë ndeshje trajneri italian erdhi me disa risi në formacion dhe vendosje për të provuar lojtarët e rinj të grumbulluar duke qënë se dhe çështja e kualifikimit për në Euro 2020 është e mbyllur.
Në ndeshjet e tjera të vlefshme për grupin tonë, Turqia barazoi 0-0 me Islandën, ndërsa Franca fitoi nga modestëve të Moldavisë me rezultatin 2-1.