Italia ka shënuar sot rekord të numrit të viktimave brenda 24 orëve nga koronavirusi. Të dhënat janë dramatike: plot 969 të vdekur.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Itali që kur nisi emergjenca.
Në raport me ditën e enjte, janë shënuar rreth 250 viktima më shumë.
Shifrat më të tmerrshme vijnë sërish nga Lombardia me mbi 560 viktima vetëm në orët e fundit.
Tani shifra totale e te vdekurve ne vendin fqinj është 9134.
589 janë të shëruarit gjatë 24 orëve, në total 10 950.
Ndërkohë, 4401 janë rastet e reja me koronavirus, pothuajse në të njëjtën linjë me një ditë më parë.
66 mijë e 414 janë aktualisht të sëmurë, nga të cilët 3742 janë në terapi intensive.