Kuqezinjtë nuk arrijnë të gjejnë golin në Champions League prej 497 minutash. Goli i fundit në Europë është ai i Giroud ndaj Napolit. Këtë sezon, Oliver dhe Leao bëjnë së bashku 90 ditë pa shënuar.
Milani dhe Benfica janë të vetmet skuadra që nuk kanë shënuar asnjë gol në Champions këtë sezon. Në rastin e Milanit, për ndeshjet me Newcastle dhe Dortmund kishte mbetur në fund shija e hidhur e shpërdorimit të rasteve. Ndaj PSG-së, përveç një rasti të Pulisic, Milani nuk mund të ngushëllohet as me shënjestrën e keqe.
Ndeshja e fundit ka një të veçantë që dhemb për kuqezinjtë, të cilët kanë pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira me skenën europiane. Humbja 3-0 në Paris bën që Milani të bëhet skuadra e parë italiane që nuk shënon në 5 ndeshje radhazi në Champions.
Një rekord negativ, që i ka rrënjët sezonin e kaluar, me derbit në gjysmëfinale, për të vazhduar me 3 ndeshjet e këtij sezoni. Të dhëna që vështirë të kapërdihen nga një klubi i njohur për ADN-në europiane. Saktësisht, Milani ka 497 minuta pa gol në Champions. I fundit është ai i Giroud në minutën e 43-të të ndeshjes me Napolin në çerekfinale.
Pulisic këtë herë ishte pak i kthjellët para portës kundërshtare, Giroud i detyruar të sforcohet sërish, Leao konfuz në pjesën e fundit të fushës, Joviç që dëmtohet në nxemje, Okafor që as nuk shkon në Paris dhe Chukwueze që dëmtohet me kombëtaren e tij.
Milani ka probleme në sulm dhe kjo është e papranueshme për një skuadër të fashës së parë. Giroud nuk shënon që prej 1 shtatorit, Leao prej 23 shtatorit, të dy bashkë bëjnë gati 90 ditë pa gol.