Bota Rekord rastesh të reja me Covid në Itali, 144 viktima në 24...

Rekord rastesh të reja me Covid në Itali, 144 viktima në 24 orë

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, vendet e Europës po përballen me një valë të re infektimesh nga koronavirusi, kjo edhe për shkak të variantit të ri Omicron, i cili dalëngadalë po zëvendëson dhe Deltan.

Italia regjistroi në 24 orë e fundit mbi 54 mijë raste të reja me koronavirus nga 969 mijë testime, shifra këto që nuk ishin regjistruar ndonjëherë në këtë vend që nga nisja e pandemisë.

144 persona të tjerë humbën betejën me virusin vdekjeprurës, ndërsa të shëruarit janë rreth 15 mijë.

Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë shkruhet se të shtruarit në terapitë intensive janë 1071, ose e thënë ndryshe 33 më shumë nga një ditë më parë.