E para, Barcelona (2.877 pikë). I dyti Real Madrid (2.782 pikë), i treti Bayern Mynih (2.594.5 pikë). Ky është podiumi i klubeve më të mira në botë të dekadës së fundit, sipas IFFHS (Federata e Statistikave të Futbollit). Në këtë renditje, Juventusi pozicionohet i gjashti për vitet 2011 deri më 2020.
Për klubin katalanas, ky është suksesi i dytë, sepse doli më i miri edhe për dekadën pararendëse, 2001-2010. Në thelb, kjo renditje ndërkombëtare e kurorëzon ekipin e Messit më të mirin e 20 viteve të fundit.
Barça, thekson IFFHS, ka qenë klubi më i fortë në tri nga dhjetë vitet e fundit, por hera e fundit me këtë status ndodhi më 2015. Real Madridi ka pasur sukses dy herë (i fundit, më 2017), ndërsa Bayern Mynih kapi majat e botës në sezonin e fundit (2020). Tri janë klubet spanjolle në 5 më të mirët, katër janë anglezë në 10 më të mirët.
Sa iu takon klubeve italiane, Juve hyn në dhjetëshen e parë. Nga vendi i 16-të në dekadën pararendëse, tani pozicionohet i 6-ti. Napoli është i 12-ti, Lazio e 30-ta, Inter nga vendi i 5-të është fundosur i 32-ti, Milani nga i 7-ti në vendin e 38-të, Roma nga e 11-ta përfundon në vendin e 38-të. Pastaj janë Fiorentina (73) dhe Atalanta (107).
Kjo është renditja e 10 klubeve më të mirë të dekadës së fundit (2011-2020):
1- Barcelona
2- Real Madrid
3- Bayern Munich
4- Paris Saint Germain
5- Atletico Madrid
6- Juventus
7- Chelsea
8- Manchester City
9- Manchester United
10- Arsenal