FIFA ka publikuar renditjen e fundit për vitin 2018 me Shqipërinë që nuk ka ndryshuar asnjë pozicion duke e mbyllur në vendin e 60-të me 1372 pikë vitin.
Edhe pse në Botëror triumfoi Franca është Belgjika përfaqësuesja që e ka mbyllur e para vitin me vetëm 1 pikë më shumë se gjelat e Deschamps.
Brazili, Kroacia dhe Anglia mbyllin 5-shen e parë, ndërsa hapin më të madh në këto 365 ditë e ka bërë Kosova që e ka mbyllur 2018-ën në vendin 131-të.
Dardanët gjatë 2018-ës kanë rikuperuar plot 46 vende, duke bërë hapa të rëndësishëm përpara falë paraqitjes së shkëlqyer në Ligën e Kombeve.