Asnjë aleat i NATO-s nuk ka votuar dje si SHBA në OKB në lidhje për Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit.
Përveç Turqisë, edhe 27 anëtarët e tjerë të Aleancës më të madhe politike ushtarake që drejtohet nga Uashingtoni, nuk i janë bashkëngjitur nismës së Donald Trump.
Pro SHBA-së në OKB kanë votuar përveç Izraelit, edhe: Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Micronesia, Nauru, Palau dhe Togo.
Kanadaja, Polonia dhe Republika Çeke kanë abstenuar.
Të njëjtën votë ka dhënë edhe Bosnjë Hercegovina.
Në një rezolutë për Palestinën, në vitin 2012 kur në qeveri ishte Sali Berisha, Shqipëria abstenoi. Kjo votë acaroi shumë Erdoganin, i cili pati folur publikisht për një “prerje në besë”.
Në 2014, në rezolutën e radhës, kur në qeveri ishte Edi Rama, Shqipëria votoi pro njohjes së shtetit të Palestinës.