Asnjë aleat i NATO-s nuk voton si SHBA në lidhje për Jerusalemin në OKB.
Përveç Turqisë, edhe 27 anëtarët e tjerë të Aleancës më të madhe politike ushtarake që drejtohet nga Uashingtoni, nuk i janë bashkëngjitur aventurës së Donald Trump për të prishur ekuilibrat 50 vjeçarë të së drejtës ndërkombëtare në lidhje me Jerusalemin.
Pro SHBA-së në OKB kanë votuar përveç Izraelit, edhe: Guatemala, Hondurasi, Ishujt Marshall, Micronesia, Nauru, Palau dhe Togo.
Kanadaja, Polonia dhe Republika Çeke kanë abstenuar. Të njëjtën votë ka dhënë edhe Bosnjë Hercegovina, por duhet thënë se ministria e Jashtme e saj drejtohet nga një serb.
Në një rezolutë për Palestinën, në vitin 2012 kur në qeveri ishte Sali Berisha, Shqipëria abstenoi. Kjo votë mërziti shumë Erdogan, i cili pati folur publikisht për një “prerje në besë”.
Në 2014, në rezolutën e radhës, kur në qeveri ishte Edi Rama, Shqipëria votoi pro njohjes së shtetit të Palestinës.
Përveç anëtarëve të NATO-s, edhe vendet anëtare të SHBA nuk kanë votuar njësoj në OKB për çështjen e Jerusalemit.