Pas shpalljes së rezultatit, liderë dhe shtete të ndryshëm kanë përgëzuar partinë Konservatore për fitoren e arritur në zgjedhjet parlamentare.
Bashkimi Europian shpreson për një aprovim të shpejtë të ujdisë për Brexit në Dhomën e Komunëve. Një urim mjaft i ngrohtë për kryeministrin Boris Johnson ka ardhur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
“Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të arrijnë një marrëveshje tregtare masive pas Brexit”, shkruan ai në Twitter.
Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel deklaroi se Brukseli është gati të negociojë një marrëveshje për tregtinë e lirë me Londrën dhe për këtë kërkoi që palët të punojnë në mirëbesim.