Rihanna dhuron 5 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin. Ditën e shtunë fondacioni i drejtuar nga këngëtarja “Clara Lionel Fondation” njoftoi se ka akorduar një fond prej 5 milionë dollarësh, para të cilat do të shkojnë për marrjen e masave urgjente për të perballuar Covid-19 në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera të botës.
Paratë do të shkojnë për mencat e ushqimit që i shërbejnë komuniteteve në rrezik dhe për të moshuarit në Shtetet e Bashkuara, po ashtu një pjesë e shumës do të përdoret për të promovuar përshpejtimin e testimit dhe për kujdesin ndaj virusit në vende si Haiti dhe Malavi.
Fondet do të përdoren gjithashtu për të blerë pajisje mbrojtëse për punonjësit e shëndetit që janë në vijën e parë të “luftës” dhe për laboratorët diagnostikues, për të krijuar dhe mirëmbajtur njësi të kujdesit intensiv, për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave dhe terapive të tjera në të gjithë globin, për të trajnuar punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të shpërndarë pajisje respiratore.
32-vjeçarja është veç një mes shumë personazheve të njohur të cilët po kontribuojnë ne luftë kundër këtij virusi, mes tyre, moderatorja e njohur Ellen DeGeneres, Tom Hanks, Kelly Ripa, Rita Ora etj.