Rihanna me të vërtetë ka shumë profesione: këngëtare, aktore, stiliste, biznesmene. Dhe së shpejti, ajo do mund të shtojë dhe “autore” në listën e saj të ngritjeve në karrierë. Ajo lajmëroi se do publikojë një “autobiografi vizuale” në bashkëpunim me shtëpinë e botimeve “Phaidon”. Ky libër me format të madh, i titulluar thjesht “Rihanna” do publikohet në 24 tetor dhe do përfshijë imazhe që nuk janë parë asnjëherë më parë nga gjithë jeta e saj. Duke filluar që nga fëmijëria e saj në Barbados, duke vazhduar me rritjen e saj si një yll popi ndërkombëtar, duke përfshirë gjithashtu imazhe speciale nga turet, momente private me miqtë dhe familjen dhe shumë të tjera.
Për Rihanna-n, ky projekt ka qënë “duke u bërë për mbi 5 vjet”, siç shkroi ajo në Instagram, duke shtuar se ajo është “E lumtur që më në fund mund ta ndajë këtë koleksion me momente të jashtëzakonshme. Faleminderit të gjithë fotografëve dhe artistëve që bashkëpunuan dhe Phaidon që punoi me mua për të publikuar copëzën time të parë të artit në një industri të re!”.
Një videoklip i shkurtër i shpërndarë në mediat sociale tregon disa nga imazhet që do jenë në libër, nga ku mund të dallojmë një foto të Rihanna-s duke ecur në tapetin e kuq të Met Gala.
Porositë për librin kanë filluar që tani dhe ai kushton 150 dollarë. Libri ka 504 faqe dhe 1050 foto me ngjyra, gjë që e bën atë më shumë një libër të cilin mund ta mbajmë mbi tavolinë se sa një autobiografi.
Libri ka dhe botime të veçanta si “Luxury Supreme” apo “Ultra Luxury Supreme”. Botimi “Ultra Luxury Supreme” i librit fatkeqësisht është shitur, revista “Rolling stone” raportoi se reperja Cardi B bëri një ofertë marramendëse për të dhe fitoi. Por botimi “Luxury Supreme” është akoma në shitje dhe kushton 5500 dollarë.