Regjisori Luca Guadagnino ka marrë përsipër versionin e ri të “Njeriut me shenjë”.
Skenari është shkruar nga Joel Coen dhe Ethan Coen, ndërsa produksioni i është besuar Dylan Clark për Dylan Clark Productions.
Subjekti është përshtatur disa herë, më e fundit filmi i vitit 1983, në të cilin interpretonin Al Pacino dhe Michelle Pfeiffer me regji të Brian DePalma.
Guadagnino e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij duke drejtuar filma që kanë pasur sukses.
Kohët e fundit, ai drejtoi një version të ri të filmit “Suspiria” për Amazon Studios, në të cilin luanin Dakota Johnson, Tilda Swinton dhe Chloe Moretz.
Ai është regjisori i filmit “Më thirr me emrin tënd”, i cili fitoi një Academy Award dhe i dha atij një nominim për Oscar.