Komisioni Europian konfirmoi marrjen në shqyrtim të kërkesës së Qeverisë holandeze për të rikthyer nën regjimin e vizave qytetarët shqiptarë, që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Ekzekutivi holandez u detyrua nga rezoluta e Parlamentit vendas, e votuar më 16 prill.
Por sa real është rreziku i rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe në rastin më të keq, kur mund të ndodhë?
Komisioni Europian konfirmoi marrjen në shqyrtim të kërkesës së Qeverisë holandeze për të rikthyer nën regjimin e vizave qytetarët shqiptarë, që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian. Ekzekutivi holandez u detyrua nga rezoluta e Parlamentit vendas, e votuar më 16 prill.
Por sa real është rreziku i rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë dhe në rastin më të keq, kur mund të ndodhë?
“Sigurisht që vendimet për pezullimin e udhëtimit pa viza nuk mund të merren lehtë dhe çdo hap i tillë do t’i nënshtrohet vlerësimit dhe analizës së kujdesshme”, deklaroi së fundmi Natasha Bertaud, zëdhënëse e Komisionit Europian.
Pas vlerësimit dhe analizimit të shqetësimeve të paraqitura nga pala holandeze rregullorja përcakton se Komisioni i paraqet gjetjet e veta në Këshillin Europian brenda një muaji nga marrja e kërkesës. Afatet kohore parashikojnë që në rastin më largët, kjo mund të ndodhë në fillim të muajit korrik. Në këtë periudhë pritet të zgjidhet po ashtu edhe Presidenti i ri i Komisionit Europian, në dorë të të cilit ka të ngjarë të mbesë edhe fati i vizave për qytetarët shqiptarë.
Por, nëse Gjermania dhe Franca nuk do të sheshojnë përplasjet mbi emrin se kush duhet të jetë në krye të Komisionit gjërat mund të shtyhen për në vjeshtë, kur edhe do të konstituohen plotësohet edhe përbërja e re e Parlamentit Europian dhe institucioneve të tjera të Bashkimit Europian.
Komisioni do të vlerësojë nëse shqetësimet e Holandës qëndrojnë, ose jo. Vështirë se Komisioni do t’u japë të drejtë pretendimeve holandeze, por edhe nëse do të vendoset për heqjen e lëvizjes së lirë, atëherë vendimi duhet të jetë unanim në Këshill, ashtu siç ishte edhe vendimi për heqjen e vizave.
Kjo do të thotë se nëse një vend anëtar i Bashkimit Europian i del kundër propozimit, atëherë ai rrëzohet. Pra, rikthimi i regjimit të vizave për një vend që gëzon lëvizjen e lirë në zonën Schengen është një mekanizëm që kërkon po atë konsensus që u gjet në momentin e heqjes së tyre.
I gjithë mekanizmi kompleks kërkon kohën e tij dhe nisur nga rrethanat dhe zhvillimet e ditës brenda vetë BE-së dhe vendeve anëtare të saj, një afat konkret se kur mund të dilet me një vendim nuk mund të jepet me siguri.
Një vendimmarrje para shtatorit përjashtohet, ndërkohë që në shtator kërkesa holandeze mund të debatohet nëpër komisionet e Parlamentit Europian dhe më pas edhe nga Këshilli Europian. Lajmi i mirë në gjithë këtë lajm të keq, përveç lajmit se Shqipërisë i mjafton një “aleat” brenda BE-së për ta rrëzuar këtë kërkesë të holandezëve, është përbërja e Parlamentit të ardhshëm Europian.
Forcat pro zgjerimit dhe ato që mbështesin lëvizjen e lirë mbeten shumicë dhe mund të ndërhyjnë në institucionet e tjera të BE-së për t’iu kundërvënë kërkesës së Holandës.
Një tjetër lajm tjetër i mirë, është se Holanda, të paktën deri më tani, nuk ka gjetur asnjë aleat në pretendimin e saj.
Qeveria holandeze ka kërkuar pezullimin e lëvizjes së lirë për shtetasit shqiptar për një afat kohor prej 9 muajsh, duke renditur si arsye shkeljen e Artikullit 8 të rregullores mbi lëvizjen e lirë. Qeveria holandeze pretendon se ka një kërcënim në rritje të sigurisë publike të vendeve anëtare të BE-së, rritje e krimeve të rënda si dhe shkelje masive të lëvizjes së lirë të kryera nga shtetas shqiptarë”.