Nga festivalet, në kujdesin për të moshuarit. Një kompani holandeze, e cila zakonisht prodhon dhoma portabël për festivale, ka ndryshuar radikalisht modelin e saj të biznesit përballë krizës së Covid-19.
Tani, prodhon kabina të lëvizshme, ku të moshuarit mund të takohen pa pasur frikë. Me virusin e ri që vazhdon të kërcënojë botën, Holanda, si shumë vende të tjera, po aplikon masa kufizuese ndaj banorëve të saj. Por, efekti anësor është vetmia e madhe nga e cila po vuajnë shumë qytetarë.
Mien Verhees, 76 vjeç, jeton në një azil të Eindhovenit. Për disa javë ishte shumë e sëmurë dhe kishte të gjitha shenjat e Covid-19, edhe pse nuk u testua kurrë.
Motra e saj, e cila vuan nga një sëmundje pulmonare, nuk u lejua ta vizitonte. Por, me instalimin e të ashtuquajturës dhoma Flexotel pranë qendrës për të moshuarit, dy gratë mund të takohen dhe të komunikojnë gati normalisht. Të ndara përmes një dritareje, ato mund të flasin përmes citofonit.
Kabinat përdoren zakonisht për strehime të përkohshme gjatë festivaleve, janë të sigurta e më të rehatshme se tendat.