Bota Spitalet në Rusi mbushen me të infektuar, Putin: Piku i pandemisë, ende...

Spitalet në Rusi mbushen me të infektuar, Putin: Piku i pandemisë, ende larg

Teksa para një muaji deklaroi se Rusia e ka në kontroll situatën me Covid-19, tani presidenti Vladimir Putin mbështet të kundërtën pas shtimit të rasteve dita-ditës.

“Po shohim çdo ditë një ndryshim drastik të situatës dhe fatkeqësisht jo për mirë. Numri i të sëmurëve po shtohet, sidomos edhe ata me simptoma më të rënda”, tha ai.

Gjatë një konference me kryebashkiakun e Moskës, ai konfirmoi se piku i pandemisë është ende larg për vendin, ndërkohë që shtretërit e spitaleve janë që tani thuajse plot me të shtruar.

“Duhet rishikuar çdo gjë”, është apeli që i drejtohet presidentit edhe nga përfaqësues të tjerë të qyteteve kryesore.