Extra Robert Berisha “uron” Arilenën për fitoren, në mënyrën më ironike të mundshme

Robert Berisha “uron” Arilenën për fitoren, në mënyrën më ironike të mundshme

Fituesja e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës u shpall Arilena Ara e cila garoi me baladën “Shaj”.

Me të mbaruar nata finale, artistët pjesëmarrës në garë uruan kolegen e tyre për fitoren, ndërsa kantautori Robert Berisha, duket se nuk ka patur të preferuar Arilenën dhe “urimi” i tij ishte më ironiku i mundshëm.

Nën postimin e këngëtares shkodrane ku ajo falenderonte ata që e mbështetën, Roberti la këtë koment pikant: “E ke meritu me tana”

Kujtojmë që kënga e Elvana Gjatës këtë edicion titullohej “Me Tana”, e me gjithë naivitetin që na karakterizon, ky koment i Robertit ishte një kunj nga ata më ironikët për kolegen Arilena.

Duket se për Robertin këtë fitore e meritonte Elvana!