Aktualitet Robert Budina: Nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit të...

Robert Budina: Nesër do të kemi lajme për vërtetësinë e testit të sotshëm

Regjisori Robert Budina ka reaguar në Facebook pas lajmit se ai dhe vëllai i tij, Edmond Budina, janë prekur nga koronavirusi.

“Falenderoj të gjithë miqtë dhe shokët për interesimin për gjendjen tonë shëndetësore. Jemi si kokrra e mollës me temperaturë 36,3 të tre. Meqënëse insistuan të na bëjnë testin shpresoj të vijnë t’i bëjnë testin fëmijve me të njëjtin insistim. Nesër do kemi lajme edhe për vërtetësinë e testit të sotshëm”, shkruan Budina në rrjetin social.