Kulturë Robert De Niro mbi shkrimet e babait të tij: Ishte e vështirë...

Robert De Niro mbi shkrimet e babait të tij: Ishte e vështirë për mua ti lexoja. Ai kishte demonët e tij

Roberto De Niro dhe babai i tij

Robert Henri De Niro la trashëgimi disa shkrime që zbulojnë luftën e tij çdo ditë me seksualitetin dhe shëndetin e tij mendor. Djali i tij, Roberto De Niro ende nuk duron t’i lexojë ato, por tashmë do të botojë një libër për babanë e tij artist me shkrime dhe piktura të tij, edhe pse ai kurrë nuk është përballur me veprat e të atit.

Revistat zbulojnë se aktori fitues i çmimit Oskar i përshkruan ngjarjet në jetën e babait të tij si “demonë” që e përndiqnin, duke nisur nga lufta që kryente çdo ditë për të fituar njohje dhe para, e deri te ankthet e tij mbi shëndetin mendor dhe homosekualitetin e tij, që i prishën martesën, pasi ai u dashurua me një artist tjetër, kur aktori ishte ende një vogëlush.

Robert De Niro Sr vdiq në vitin 1993, duke lënë pas katër fletore të mbushura me shkrimet e tij, të cilat i realizoi për gjatë 10 viteve që nga viti 1963. Ai ishte një figurë e shquar në botën e artit në Nju Jork dhe pikturonte në mënyre të veçante, duke përdorur një përzierje të stileve abstrakte dhe ekspresioniste me ngjyrat më të guximshme. Ai gjeti frymëzimin tek Matisse, dhe shumë artistëve të tjerë të të njëjtit stil. Roberto De Niro Sr pati një seri ekspozitash të vetat në vitin 1950 në Galerinë “Charles Egan” në Nju Jork, e cila ekspozoi punën e Willem de Kooning dhe artistëve të tjerë të hershëm ekspresionistë e abstrakt. Kritikët vlerësuan kompozimet e Roberto De Niro Sr të pikturuara me ngjyra të veçanta dhe e bënin veprën të dukej si e gjallë. Nga mesi i viteve 1950, ai u përfshi rregullisht në ekspozita të rëndësishme në grupe si Përvjetori i Uitney dhe ekspozitat që mbaheshin në Muzeun Hebre. Ai fitoi çmimin e Fondacionit Longview në vitin 1958.

Nga viti 1961 deri në 1964, Roberto De Niro Sr udhëtoi në Francë për të pikturuar Parisin dhe fshatrat përreth tij. Koleksionisti Joseph Hirshhorn bleu një numër pikturash të artistit, ndërsa në vitin 1968, ai mori një Bursë në Fondacionin Guggenheim, një muze me filiale në vende të ndryshme të botës.

Në një intervistë për revistën “Observer”, djali i tij u shpreh se ndjente ankth sa herë që përpiqej të lexonte shkrimet e të atit. Por ndryshe nga kjo ai do të vërë në dispozicion për të gjithë adhuruesit e Roberto De Niro Sr, një libër që do të tregojë historinë e jetës së tij, duke përfshirë shkrime dhe piktura. Libri do të botohet muajin tjetër, nga shtëpia botuese “Rizzolo” në Nju Jork.

Në intervista Roberto De Niro është shprehur se në një fragment babai i tij kishte shkruar duke u lutur: “Nëse Zoti nuk dëshiron që unë të jem homoseksual (gjë për të cilën kam shumë faj), ai do më gjejë një grua të cilën do ta dua dhe do më dojë, edhe pse në të vërtetë unë nuk dua që homosekualiteti im të kurohet”

Pasazhe të tilla janë gjithnjë e më të vështira për djalin e tij që t’i lexojë, pasi Roberto De Niro Sr, nuk kishte diskutuar kurrë më parë për atë që e shqetësonte.

Roberto De Niro, kujton se babai i tij jetoi si një artist klasik në një studio që gjithnjë ishte rrëmujë, edhe pse veprat e tij janë vendosur në Muzeun Metropolitan të Artit. Duke u rritur Roberto De Niro kuptoi se sa shumë e vuante i ati homoseksualitetin e tij.

“Unë nuk isha në dijeni se im ati ishte homoseksual deri në momëntin që mamaja ime më tregoi. Nga babai nuk e mora vesh kurrë,” është shprehur Roberto De Niro në intervista të ndryshme.

Atë e bir ndjeheshin krenar për punën artistike të njëri-tjetrit, edhe pse kurrë nuk i shprehnin ndjenjat e tyre me fjalë. Kur ishte gjallë, Roberto De Niro Sr ishte shprehur në intervista të ndryshme se ndjehej krenar për djalin e tij dhe se ai do të ishte i aftë të kryente një sërë rolesh.

“Kukulla ime e vogël për fëmijë është rritur. Ai është rrëzuar në diell dhe tani është shumë më mirë se sa kur u kthye nga Italia dy javë më parë. Doja t’i prekja flokët dhe ta puthja, por mendoj se ai nuk do ta kishte vlerësuar këtë gjë,” kjo frazë gjendet në një nga shkrimet e Roberto De Niro Sr për sa i përket djalit të tij.

Përveç librit, Roberto De Niro bëri edhe një dokumentar për babain e tij në vitin 2014, por vetëm një pjesë e vogël është transmetuar./The Guardian/