Për të gjithë ata miliarderë që nuk kanë dëshirë të mburren me pasurinë e tyre, Rolls-Royce ka prezantuar një makinë që nuk bie shumë në sy.
Ajo quhet “Ghost” (Fantazma), vizualisht nuk është aq luksoze sa prodhimet e tjera të Rolls-Royce dhe nuk bën aq zhurmë sa paraardhëset e saj.
Drejtori i markës, Torsten Müller-Ötvös, tha: “Në botën e sotme, ku shumë njerëz po kërkojnë thjeshtësinë, Ghost-i është thjesht perfekt. Është esenca e vërtetë e Rolls-Royce. Ghost-i pëshpërit, nuk bërtet. Është më pak, por është më i mirë”.
Rolls-Royce Ghost kushton rreth 280 000 euro.