Cristiano Ronaldo na mahniti të gjithëve mbrëmë, me mënyrën si “fluturoi” dhe e shënoi golin ndaj Sampdorias. Goli i tij, në fakt, i dha fitoren Juventusit, por me siguri ka hyrë në histori për kërcimin, koordinimin perfekt në 2.56 metra lartësi e të tjera detaje, që mund t’i mishërojë vetëm një “jashtëtokësor” si ai.
Sidoqoftë, nëse kthehemi pas në kohë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” nuk e kishte për herë të parë këtë gjë, ashtu si edhe të tjerë. Ne po ju propozojmë 8 emra, ose 8 raste golash me kokë, pas “fluturimeve” në ajër të futbollistëve. Sipas këndvështrimit tuaj, ju mund të zgjidhni “perlën” më të mirë.
Pelé dominoi në një futboll më pak atletik sesa i sotmi, por goditja me kokë ishte një nga pikat e forta të tij. Ai i fitores 1-0, i shënuar për Brazilin në finalen e Kupës së Botës 1970, kundër Italisë, do të mbetet në histori.
28 Tetor 1984: Sulmuesi i Milanit, Mark Hateley e mposhti Fulvio Collovati dhe shënoi me kokë, pasi fluturoi në ajër. Ishte goli i fundit i fitores 2-1, që i lejoi kuqezinjtë të riktheheshin te suksesi në derbi, pas gjashtë vitesh.
Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror 1990, që u luajt në Itali. Francois Omam-Biyik menjëherë nënshkroi surprizën e parë me këtë gol të bujshëm në Argjentinë-Kamerun.
Një nga netët e shkëlqyera në historinë e Milanit: kuqezinjtë mposhtin Steaua Bucuresti në finalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 1989, falë këtij goli të Van Basten.
Finalja e Kampionatit Botëror 2006, midis Italisë dhe Francës: Materazzi kërcen te koka e Vieira dhe menjëherë i përgjigjet penalltisë së shënuar nga Zinedine Zidane.
Champions League 1993-1994, gjysmëfinalja: kuqezinjtë mposhtën Monaco në “San Siro”, 3-0. Për të hapur rezultatin mendoi Marcel Desailly: goditje me kokë, pas një shkëputjeje të jashtëzakonshme të mesfushorit francez.
Më 30 nëntor, një “atlet” i shkëlqyeshëm si Virgil van Dijk u ngjit në qiell, kundër Brighton, dhe shënoi me kokë një gol spektakolar.
Vepër e kujt? Patjetër, e Cristiano Ronaldo, që në karrierën e tij na ka mësuar të shënojë me kokë gola të pabesueshëm, si ai me Romën në Ligën e Kampionëve (në 2013) apo ndaj Uellsit, në gjysmëfinalen e “Euro 2016”, me Portugalinë. Mbrëmë, në “Marassi”, portugezi prodhoi perlën e fundit me kokë, por ndoshta jo të fundit…