Sport Sherri në ndeshjen Teuta-Partizani, dënime të rënda për katër lojtarë

Sherri në ndeshjen Teuta-Partizani, dënime të rënda për katër lojtarë

Sherri mes futbollistëve në ndeshjen Teuta-Partizani i ka kushtuar shtrenjtë të dyja skuadrave.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur që dy futbollistë të Teutës dhe dy të Partizanit t’i pezullojë me nga 5 ndeshje secilin.

Bëhet fjalë për futbollistët Fabjan Beqja, Amer Duka (Teuta), William Cordeiro dhe Deian Boldor (Partizani).

Ndeshja Teuta-Partizani përfundoi me rezultatin 1-0.