Aksioni për shembjen e një godine nga një përmbarues privat u shoqërua me tensione të forta ditën e djeshme në zonën e “Petro Ninit” në Tiranë.
Me vendim të gjykatës pas shembjes së godinës, trualli do t’u rikthehet ish pronarëve. Ndërsa familjarët të cilët shprehen se jetojnë në atë banese prej më shumë se 75 vitesh pretendojnë se kanë dokumentacion të rregullt dhe se nuk ekzistojnë pronarë të tjerë.
Situata u bë tejet e rëndë, ku disa gra u shtrinë në tokë në shenjë proteste për të mbrojtur shtëpitë e tyre. Ndërkaq, prezentë ishin edhe fëmijët.
Kjo situatë çoi dhe në shkarkimin e drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, i cili u zëvendësua nga Dhimitraq Ziu.
Ky shkarkim erdhi menjëherë pas deklaratës publike të ministrit Lleshaj, i cili kritikoi policinë për ndërhyrje jo dinjitoze.