Përgatitja e një darke speciale për vigjilje, është një traditë në të gjitha vendet e botës. Njerëzit gatuajnë dhe u shërbejnë miqve dhe të afërmve, pjata të ndryshme.
Më poshtë kemi mbledhur gatimet tradicionale të Krishtlindjeve në vende të ndryshme të botës.
Stollen -Gjermani
Versioni i shijshëm i kekut me fruta, i përgatitur me rum, erëza dhe pluhur sheqeri.
Bejgli -Hungari
Keku hungarez me fara lulekuqesh gjendet në shitje kudo gjatë sezonit të Krishtlindjeve, por është edhe më i mirë kur gatuhet në shtëpi.
Hallaca -Venezuelë
Ky gatim i shijshëm përmban kaperi, rrush të thatë dhe shumë lloje mishi të mbështjella në gjethe misri, ose delli.
Vitel Toné -Argjentinë
Kjo pjatë daton që nga koha e emigrimit të popullit italian në Argjentinë në fund të viteve 1800 dhe në fillim të 1900. Pjata përbëhet nga mishi i viçit i prerë hollë, i shoqëruar me salcë toni dhe kaperi. Çuditërisht është i lehtë dhe shijet kombinohen shumë mirë bashkë.
Chicken Bones Candy -Kanada
Ndër specialitetet kanadeze të Krishtlindjeve, janë edhe këto karamele, të cilat preferohen nga të gjithë. Këto mbështjellje të ëmbla prej kanelle mbushen me çokollatë kremoze të holluar me qumësht.
Lampreia de Ovos -Portugali
Ky kek i embël me vezë piqet në formën e një qenie parazitare që jeton në dete.
Porkkanalaatiko -Finlandë
Kjo tavë me karrota djegëse është ekuivalentja e patateve të ëmbla që konsumohen ditën e Falenderimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Risalamande -Danimarkë
Ky puding orizi me bajame dhe qershi është më i preferuari i pushimeve dhe tradicionalisht shoqërohet me një bajame të vogël ose lodër në brendësi të përbërjes në mënyrë që gjetësi të shpërblehet.
Hangikjöt -Islandë
Çfarë mund të jetë më e mirë se një këmbë qingji e tymosur?
Janssons Frestelse -Suedi
Patatet e prera hollë dhe sardelet sjellin këtë tavë shumë të shijshme.