Politika Rritja e pajustifikuar e çmimeve, Rama: Gjobë deri në mbyllje veprimtarie për...

Rritja e pajustifikuar e çmimeve, Rama: Gjobë deri në mbyllje veprimtarie për abuzuesit

Kryeministri Edi Rama paralajmëron sanksione të rënda për këto që rrit në mënyrë të pajustifikuar çmimet e produkteve ushqimore apo barnave, duke përfituar nga situata e jashtëzakonshme nga koronavirusi.

Kryeministri Rama lajmëron gjoba të majme deri në mbylljen e veprimtarisë për këdo që rrit në mënyrë abuzive çmimet.

Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë. Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj”, shkruan kryeministri Edi Rama.